Please enter at least 3 characters.

Sterling zbulon metodën e Guardiolas që ndihmoi Man Cityn ta fitojë titullin në Ligën Premier  

2019/05/Sterling-Guardiola.jpg
289:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 06: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives instruction to Raheem Sterling during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on May 06, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Raheem Sterling ka thënë se Pep Guardiola frymëzoi lojtarët e Manchester Cityt për t'u bërë kampionë në Ligën Premier.

City e pa kërcënimin e vazhdueshëm të Liverpoolit në luftën për titull duke e fituar atë në fund me vetëm një pikë më shumë dhe duke u bërë skuadra e parë që e fiton radhazi titullin pas Manchester Unitedit nga viti 2009.

Stering ka thënë se ky titull erdhi si frymëzim nga trajneri Guardiola, i cili i siguroi se skuadra ishte në kuadrin e duhur të mendjes për të bërë atë që nuk ishte bërë në 10 vitet e fundit.

Sterling dhe Guardiola (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Si nuk mund të mbajë titullin asnjë ekip në dhjetë vitet e fundit? Çfarë është ajo?", ka thënë fillimisht Sterling gjatë bisedës së tij me Mirror Sport.

"Duhet të ketë mentalitet. Ai u përpoq ta ndryshojë mentalitetin, ai solli dënime dhe ... Nuk dua të flas për të në shumë detaje ... por dënimet mbajnë njerëzit në kontroll dhe të tregojnë që ishim seriozë dhe të gatshëm".

"Dënimet ishin vetëm për gjëra të tilla si vonesat, vonesat për një takim, gjëra të vogla për t'u siguruar që mentaliteti yt është i duhur dhe nuk po rrëshqitnim".

"Atëherë ne treguam se ishim në rrugën e duhur dhe ai hoqi dënimet. Por, i besoi atij sepse standardi në të vërtetë është ngritur këtë sezon", përfundoi anglezi. /Telegrafi/