Please enter at least 3 characters.

Sterling shkëlqeu me het-trik ndaj Atalantas, por Mahrez dhe Mendy e ngacmojnë për rastin e humbur për golin e katërt

2019/10/sterling.jpg

Manchester City shënoi fitore të madhe me rezultat 5-1 ndaj Atalantas në Etihad Stadium në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte në gjendje të bënte një rikthim të madh falë të shkëlqyeshmit Raheem Sterling, i cili shënoi het-trik, ndërsa Sergio Aguero dy gola.

Fillimisht ishte sulmuesi argjentinas që shënoi dy golat e parë, i dyti falë një penalltie të fituar nga Sterling, ndërsa më vonë anglezi vodhi shfaqjen.

Sterling vendosi të futej në veprim vetë, dhe ai bëri në një stil duke shënuar het-trik brenda 12 minutave lojë.

Por, mund të ishte edhe më mirë për të, pasi Sterling pati një rast ideal në minutën e 76-të.

Anglezi pati tërë kohën e botës për të shënuar, por ai u gabua dhe gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

Shokët e tij të skuadrës, Riyad Mahrez dhe Benjamin Mendy nuk e harruan këtë huqje të Sterling dhe e ngacmuan atë pas ndeshjes.

Në disa pamje të shfaqura, Mahrez dhe Mendy shihen duke e ngacmuar atë për atë rast të humbur, përkundër performancës së tij të ndeshjes.

"Ju duhet të kishit shënuar katër gola!", dëgjohen Mendy dhe Mahrez duke thënë. /Telegrafi/