Stefanoski: Vendet e Ballkanit duhet ta vlerësojnë dhe të punojnë për zhvillimin e turizmit
Për turizmin dhe për ringritjen e hotelerisë në Ballkan pas pandemisë COVID-19, dhe për mundësitë për zhvillimin e përbashkët të vendeve turistike në rajon kemi folur me Filip Stefanoskin, drejtor i DMC Balkans Travel & Events i cili ka folur për tema të ndryshme të këtij drejtimi.
Si mund të ndikojë "mini-Schengeni ballkanik" në turizëm për vendet e ballkanit? "Procesin e krijimit të mini shengenit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e shoh si përfitim civil. Sa do të kjo të tingëllojë spektakolare, unë pohoj se nëse kjo iniciativë vazhdon, do të jetë përfitim civilizimi për vendet e këtij rajoni dhe unë do ta konsideroj të tillë. Nëse një turist nga Ohri udhëton për në Durrës këtë verë, ai ka kaluar më shumë orë në kolonat në Qafë Thanë, se sa ka vozitur makinën për të arritur në Durrës. E njëjtë është edhe për ndonjë turist i cili nga Beogradi ka udhëtuar për në Ohër. Më shumë presin në Tabanoc, se sa që vozitin nga Tabanoci në Ohër. Kufij në Evropë nuk ka, ndërsa ne nëse themi se jemi popuj të civilizuar dhe për shtetet që planifikojnë të zhvillojnë biznesin (jo vetëm turizmin por në përgjithësi), cila është logjika të kemi vendkalime kufitare të mbushur me udhëtarë nervoz? Mini shengeni do të sjell revolucion, dhe nëse ka skeptikë në këtë çështje, kur të ndodhë ata do të zgjohen. Është përfitim për të gjithë".
Sa është e interesuar bota për turizëm në vendet e ballkanit? Vendet ballkanike në tregjet në Azi janë të interesante si destinacion vajtje-ardhje. Turistët që agjencia jonë me vite i ka sjellë janë nga Filipinet, Malajzia, Indonezia, Hong Kongu dhe Turqia. Ata vijnë dhe i vizitojnë Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë. Bëhet fjalë për shtetas të vendeve me standard të lartë jetese, që është mirë për ne, pasi ata janë turistë që paguajnë shumë dhe që harxhojnë më shumë para në shtetet e Ballkanit. Disa turistë kanë edhe kërkesa personale. Për shembull, ata të cilët janë të besimit Islam duhet të sigurohet vizita në xhami për lutje të përditshme. Lëvizjet përshtaten, ashtu që kur ecim nëpër Ballkan, kemi pika të caktuara ku ka xhami, që këtyre turistëve t'u dilet në ndihmë. Katolikët nga Filipinet janë të interesuar për kishat katolike në qytetet që i vizitojmë. Besimi dhe lutjet janë pjesë përbërëse e disa turistëve dhe ky është kusht që plotësohet para se të vijnë në udhëtim. Por, përveç kësaj ka edhe objekte që i magjepsin. Është Xhamia e Larme në Tetovë, objekt që ngadalë por sigurt bëhet i njohur në Indonezi dhe Malajzi, falë fotografive të cilët turistët i bëjnë në këtë vend dhe më pas i shpërndajnë në rrjetet sociale".


