Please enter at least 3 characters.

Statistikat e jashtëzakonshme të Granit Xhakës kundër Italisë

2024/06/xhaka-2.jpg

Granit Xhaka ka shkëlqyer edhe një herë tjetër me Zvicrën në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, duke u larguar me statistika mbresëlënëse.

Me fitoren 2-0 të shtunën, Zvicra dhe Xhaka kanë avancuar në çerekfinalet e Kampionatit Evropian, ku presin fituesin e ndeshjes Gjermani - Danimarkë.

Ai edhe sot sipas SofaScore ishte prej më të mirëve, duke u vlerësuar me notën 7.6.

“Squawka” ka listuar disa të arritura të Xhakës në duelin ndaj kampiones në fuqi të Evropës 

- 100% duele të fituara në ajër
- 94 pasime të sakta nga 98 të tentuara
- 16 inkuadrime në fazën e sulmit (më së shumti)
- 4 herë fitues i posedimit të topit
- 3 shanse të krijuara
- 1 largim i rrezikut
- 1 faull i fituar

Ndërkohë, sipas “Football on TNT Sports” , Xhaka pas largimit nga Arsenali në korrik të vitit 2023, ai i ka humbur vetëm dy ndeshje në nivel klubi dhe shteti.

Me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mesfushë, Xhaka vazhdon të jetë një lojtar kyç për kombëtaren zvicerane.

Performanca e tij ndaj Italisë tregon se ai është në kulmin e formës së tij dhe është i gatshëm të udhëheqë Zvicrën drejt sukseseve të mëtejshme në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/