Statistika më e keqe e Arsenalit në shtëpi në 60 vitet e fundit
237:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 29: Bernd Leno of Arsenal makes a save during the Premier League match between Arsenal FC and Chelsea FC at Emirates Stadium on December 29, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images
30/12/2019
Pas humbjes nga Chelsea të dielën, Arsenali është duke e kaluar sezonin më të keq në 60 vitet e fundit.
Topçinjtë kishin pësuar humbje në shtëpi këtë edicion nga Eintracht Frankfurti, Brightoni dhe Manchester City, para se ta zhvillonin derbin londinez ndaj Bluve.
Ata ishin të parët që shënuan përmes Pierre-Emerick Aubameyang, mirëpo Chelsea u rikthye në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Jorginho e barazoi rezultatin në minutën e 83-të, ndërsa katër minuta më pas, Tammy Abraham e shënoi golin e fitores.
Kjo është hera e parë që Arsenali i humb katër ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha garat që nga viti 1959. /Telegrafi/


