Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 14 lindje në 48 orët e fundit, mbi 600 vizita gjatë ditës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit në këtë institucion kanë lindur gjithsej 14 foshnja, prej tyre 7 meshkuj dhe 7 femra.
Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se gjatë ditës janë kryer edhe një numër i konsiderueshëm shërbimesh të tjera mjekësore për pacientët. Sipas të dhënave të publikuara, janë realizuar 668 vizita, janë bërë 65 pranime, ndërsa aktualisht 332 pacientë janë të shtrirë në spital.
Po ashtu, 309 pacientë kanë kryer gjithsej 3,086 analiza laboratorike, ndërkohë që janë kryer 20 operime dhe 72 seanca hemodialize.
Në fushën e diagnostikimit, spitali njofton se janë realizuar 150 rëntgen, 48 eko dhe 14 MRI, si dhe 15 ehografi, 9 ergometri dhe 9 gastroskopi.
Nga spitali thuhet se gjatë ditës janë kryer edhe 38 procedura fiziatrike dhe 7 vizita në fizioterapi. /Telegrafi/


