Please enter at least 3 characters.

Spektakël me katër gola të shënuar, Irani dhe Zelanda e Re ndajnë pikët

Në ndeshjen e dytë të Grupit G, Zelanda e Re dhe Irani barazuan 2-2 në një duel mjaft të luftuar dhe me ritëm të lartë gjatë gjithë 90 minutave.

Zelanda e Re arriti të gjejë dy herë rrugën drejt rrjetës, me Just që u shfaq si protagonist duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke i dhënë avantazhe të rëndësishme në momente të ndryshme të lojës. Megjithatë, Irani nuk u dorëzua dhe reagoi me vendosmëri.

Për iranianët, golat u shënuan nga Rezaeian dhe Mohebi, të cilët rikthyen skuadrën në lojë dhe siguruan një pikë të vlefshme në këtë përballje.

Pas këtij barazimi, situata në grup është plotësisht e hapur, pasi të gjitha ekipet e Grupit G tani kanë nga një pikë secila.

Kjo vjen pasi më herët Belgjika dhe Egjipti gjithashtu ndanë pikët në ndeshjen e tyre hapëse, duke e bërë garën për kualifikim shumë të ekuilibruar që në fillim të turneut. /Telegrafi/