Please enter at least 3 characters.

Speca të pjekur e të skuqur, të mbushur me djathë!

2022/04/fgfgfgfg.jpg

Përdorni të gjithë specat e pjekur që keni lënë në frigoriferin me ngrirje të thellë

Recetë që çdokush do ta preferonte në një vakt dreke apo darke.

Përbërësit:▪ 1 kg speca të pjekur;▪ 2 vezë;▪ pak miell,▪ kripë dhe piper,▪ djathë më të yndyrshëm, ose kaçkavall.

Përgatitja:

Pastroni specat dhe në secilin futni një sasi djathi.

I rrotulloni në miell, më pas në vezë dhe i skuqni në yndyrë ose vaj.

Vendosni specat e skuqur në një peshqir letre për t'u kulluar.

Shërbejeni me pure patatesh dhe sallatë sezoni.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.