Please enter at least 3 characters.

Spasovski: Në aksionin policor në Tabanoc janë arrestuar nëntë persona

2022/12/mbb.png

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media, theksoi se dje në aksionin në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 9 persona.

Bëhet fjalë për një komandant, zëvendëskomandant, drejtues turni dhe gjashtë policë.

MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë zhvilluan aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Për shkak të zhvillimit të aksionit në vendkalimin kufitar, ka pasur ngecje disaorëshe dhe kolonë të gjatë të automjeteve./Telegrafi/