Please enter at least 3 characters.

Spanjë, kapen 5 tonë kokainë në det

2016/01/f.0228121324815_m.jpg

Autoritetet spanjolle të sigurisë kanë bërë të ditur se edhe pesë anëtarët venezuelas të ekuipazhit janë arrestuar. Anija po drejtohej për në Galici, rajoni në perëndim të Spanjës ku kalon tranzit një pjesë e madhe e kokainës që eksportohet nga Amerika e Jugut drejt Spanjës.

Komunikata e doganave thekson se vlera e drogës vlerësohet të shkojë deri në 250 milionë euro. Droga që ndodhej në anije u dërgua drejt portit Las Palmas, në Kanarie, ku pritet të mbërrijë më 5 mars. Spanja është porti kryesor për hyrjen në Europë të hashashit që vjen nga Maroku dhe të kokainës që vjen nga Amerika Latine.

Doganat spanjolle kanë sekuestruar rreth 22 tonë kokainë në vitin 2008, më pak se 25 tonët e sekuestruar në vitin 2007. Ndërsa, sekuestrimet e hashashit janë rritur në 212 tonë, kundrejt 171 tonëve në vitin 2007. /alsat/