Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

2018/06/RadjaNainngolan-1.jpg
247:"BRUSSELS, BELGIUM - MARCH 27: Radja Nainggolan of Belgium looks on during the international friendly match between Belgium and Saudi Arabia at the King Baudouin Stadium on March 27, 2018 in Brussels, Belgium. (Photo by David Rogers/Getty Images)
12:"Getty Images

Luciano Spalletti e ka mirëpritur Radja Nainggolanin te Interi duke thënë se ai është lojtari që i ka munguar formacionit të tij.

Mesfushori belg është ribashkuar me trajnerin e dikurshëm te Roma dhe është pritur nga shumë tifozë në Milano, ku gjatë të hënës do t'i kryejë ekzaminimet mjekësore.

Nerazzurrët do të paguajnë 24 milionë euro për 30-vjeçarin, si edhe Davide Santon e Nicolo Zaniolo do të shkojnë në Stadio Olimpico.

"Ai është turbina që na mungonte, koka shtesë e energjisë. Është për t'u gëzuar fakti se kur Roma e nxori në treg, ai na zgjodhi neve".

"(Lojtari) posedon gjithçka për t'u përballur me cilindo kundërshtar. Ai është Ninja. Është po ashtu kënaqësi për lojtarët kur masa e njerëzve dalin për ta mbështetur Interin në secilin stadium, sepse dashuria shkon mbi rezultatin", ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia.

Gjatë këtij afati kalimtar, zikaltrit kanë siguruar edhe shërbimet e Stefan de Vrij (Lazio) dhe Kwadwo Asamoah (Juventus) si lojtarë të lirë.

Spalletti ka konfirmuar se me transferimin e tyre ka vendosur të luajë me tre mbrojtës. /Telegrafi/