Please enter at least 3 characters.

Spalletti komenton lënien jashtë të Perisicit ndaj Torinos

2019/01/Ivan-Perisc-e1548661686500.jpg
270:"MILAN, ITALY - DECEMBER 26: Ivan Perisic of FC Internazionale reacts after misses a chance of goal during the Serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on December 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka shpjeguar lënien jashtë të Ivan Perisic për ndeshjen ndaj Torinos ku skuadra e tij humbi me rezultat 1-0.

Tekniku italian tha se ylli kroat ka kërkuar largimin nga klubi dhe kështu zikaltrit kanë vendosur mos ta përfshijnë në skuadër.

"Është shumë e thjesht. Lojtarët mund të thonë çfarë do që dëshirojnë, por ata janë të punësuar dhe kanë nënshkruar kontratë".

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Në mënyrë që të largohen duhet dikush të paguaj detyrimet për ata", ka thënë Saplletti për Sky Sport Italia.

"Nuk mund të largohesh falas dhe rrogën tënde ta paguaj dikush tjetër. Siç ka thënë Marotta, ai nuk dëshiron të luajë, atëherë qëndron jashtë. Nuk ka ndonjë problem për mua".

"Dikush që nuk kontribuon për skuadrën qëndron jashtë", ka shtuar tekniku italian.

Raportohet se Perisc është në bisedime për një kalim te Arsenali për 40 milionë euro. /Telegrafi/