Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Do të qëndroja 100 vjet te Interi

2019/04/Spalletti-Interi-e1556449078326.jpg
247:"MILAN, ITALY - APRIL 20: FC Internazionale coach Luciano Spalletti looks dejected during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on April 20, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Luciano Spalletti ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka thënë se do të qëndronte për 100 vjet te Interi, por drejtuesit duhet të zgjedhin atë që është më e mira për klubin.

Interi ka barazuar me Juventusin në ndeshjen derbi të javës së 34-të në Serie A me rezultat 1-1.

Pas ndeshjes, Spalletti u pyet për takimin, por edhe të ardhmen e tij pas thashethemeve të zakonshme mbi zëvendësuesit potencial, si Antonio Conte ose Jose Mourinho.

Spalletti ka qenë i qartë, do të donte të qëndronte plot 100 vjet te Nerazzurrët, por ka shtuar se drejtuesit vendosin për këtë

"Nuk është problem, klubi do të vendosë", ka thënë fillimisht Spalletti për mediat italiane.

Spalletti po kritikohet nga tifozët e Interit, por jo edhe nga drejtuesit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Me kënaqësi do të qëndroj në Inter për 100 vjet, por është e drejtë që Interi të zgjedhë atë që është më e mira për klubin. Nëse kjo do të thotë të më largojnë nga puna, nuk ka rëndësi.

"Interi ka njerëz që dinë të vendosin dhe mbi të gjitha të mbrojnë Interin", përfundoi italiani. /Telegrafi/