Spalleti: Milan kandidat për titullin e Serie A
13/12/2016
Roma ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Milanit me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Romës, Luciano Spalleti është i kënaqur me fitoren ndaj Milanit dhe u shpreh se premtoi se do të luftojnë për titullin e kampionit.
''Edicionin e kaluar kemi fituar disa ndeshje, por tani ishte tejet e vështirë pasi Milani ishte i fortë''
''Çfarë njerëzit po flasin për Milanin dhe trajnerin e tyre është e vërtetë, ata janë në maje të tabelës dhe presë t'i shoh atje deri në fund të sezonit. Ata janë kandidat për titull, ashtu sikurse ne'', u shpreh Spalleti. /Telegrafi/


