Southgate zbulon se Kane do të startojë ndaj Kosovës
162:"during an England training session on the eve of their FIFA World Cup qualifier against Scotland at St Georges Park on June 9, 2017 in Burton-upon-Trent, England.
18:"Laurence Griffiths
09/09/2019
Gareth Southgate ka zbuluar pak nga strategjia e Anglisë në përballjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Selektori i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, do të luajë nga minuta e parë ndaj ‘Dardanëve’.
“Nuk do ta largojë atë për ndeshjen e nesërme. Po luan në nivele të larta, kështu që nuk do të ishte normale nëse nuk e fus nga minuta e parë” ka thënë Southgate kur është pyetur për Kanen.
Sulmuesi anglez në fundjavën e kaluar arriti të shënonte het-trik kundër kombëtares së Bullgarisë, e që ka treguar se është në formë të lartë.
Anglia është liderë e Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur pas nga Kosova me tetë, Republika Çeke me gjashtë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy. /Telegrafi/


