Please enter at least 3 characters.

Sousa pasardhës i Allegrit te Juventusi

2017/02/paulo-sousa-fiorentina-serie-a_1xzn4i816tavj1v80o9dbrp77i.jpg

Juventus është i lidhur me Paulo Sousan që tani është trajner i Fiorentinës, nëse Massimiliano Allegri largohet verës.

Sipas Quotidiano Sportivo, Allegri do të largohet në fund të kampionatit.

Beppe Marotta ka filluar të mendojë për zëvendësuesit dhe në listën e tij janë Paulo Sousa, Luciano Spalletti, Diego Simeone dhe Eusebio Di Francesco.

Sousa shihet si favorit pasi që në të shkuarën ka qenë edhe futbollist i Zonjës së Vjetër.

Trajneri 46-vjeçar  ka kontratë më klubin e Firorentinës deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/