Please enter at least 3 characters.

Sot shënohet 72-vjetori i Muzeut të Mitrovicës

2024/06/291758218_512751760653309_7398134338368462157_n.jpg

Sot shënohet 72-vjetori i Muzeut të Mitrovicës.

Ky përvjetor do të kremtohet gjatë mbrëmjes së sotme në orën 19:00, në sallën e etnologjisë së këtij muzeu.

Në kuadër të kësaj dite do të ketë diskutime museale dhe performanca muzikore nga Rina Ferri Ademi e Arben Ademi si dhe Anisa Suhodolli Mujka e Erhan Mujka, shkruan Telegrafi.

Po ashtu do të hapet edhe ekspozita tematike “Çiknia Jonë” me autore Elena Gallina dhe kurator Engjëll Berisha.

Koncepti i kësaj ekspozite përmbanë praktikën e shkëmbimit të pecetave mes vajzave në Kosovë, që daton qysh nga vitet e 60-ta. /Telegafi/