Please enter at least 3 characters.

Sot seancë plenare, në rend dite disa projektligje

2022/05/kuvendi-pa-kuorum.jpg

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje dhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Telegrafi/