Please enter at least 3 characters.

Sot seancë e Këshillit Kombëtar për Eurointgerime, do të diskutohet për konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Këshilli Kombëtar për Eurointegrime sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë për konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, për zgjerimin dhe Procesin e stabilizimit dhe asociimit.

Vendet – anëtare të BE-së në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) më datën 14 të këtij muaji, nuk arritën marrëveshje për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti edhe krahas shpresave të prezentuara publikisht të kryesimit slloven për fillimin e negociatave me të dyja vendet këtë vit.

Në konkluzionet e takimit mungoi përcaktuesi kohor “deri në fund të vitit” si afat për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën.