Please enter at least 3 characters.

Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetare

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zyra për informim e PDK-së.

Kandidatura e Çitakut është konfirmuar edhe nga vetë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ditë më parë.

Seanca e sotme vjen pas një periudhe të gjatë bllokade, gjatë së cilës Kuvendi nuk ka arritur të përmbyllë procesin e konstituimit të legjislaturës së re.

Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Çitaku ka mbajtur edhe më herët pozitën e nënkryetares së Kuvendit, në legjislaturën e kaluar. /Telegrafi/