Please enter at least 3 characters.

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Sot në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22,414 votues.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/