Please enter at least 3 characters.

Sot më freskët, temperaturat deri në 23 gradë

2020/07/wild_grass_closeup.jpg

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i freskët por me diell. Pasdite do të ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat do të sillen nga 12 gradë deri në 23 gradë celsius.

Vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/