Please enter at least 3 characters.

Sot jepet premiera e komedisë kosovare “Diamanti” me aktorët më të mirë në vend!

2018/10/foto-kryesore-5.jpg

Vetëm edhe disa orë nga premiera e filmit “Diamanti” në Cineplexx, me aktorët si: Luan Jaha, Ilir Prapashtica, Lulzim Bucolli, Armend Baloku, MAJK e shumë shumë të tjerë!

Ky film ka tash e sa kohë që promovohet në mediat vendore, duke vënë në pah temën që trajton dhe emrat e njohur që do të marrin pjesë.

Filmi nga regjisori Genc Berisha, do të shfaqet ditën e enjte me 25 tetor, prej orës 19:00 në Cineplexx në 6 orare.

Biletat tashmë janë në shitje dhe mund t’i blini pas orës 15:00.

Përveç premierës së filmit, Cineplexx në bashkëpunim me EMO dhe D’S Dalmat do të dhurojnë shumë shpërblime!

Për më tepër informata rreth eventit, klikoni  KËTU. /Telegrafi/