Please enter at least 3 characters.

Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit

Bashkia e Shkupit sot do të kryejë dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa sipërfaqe ujore në territorin e kryeqytetit.

Siç njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, dezinsektimi është pjesë e masave të rregullta për kontrollin dhe zvogëlimin e popullatës së mushkonjave.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e spërkatjes, aktivitetet do të zhvillohen në ditën e parë të ardhshme me kushte të përshtatshme moti.
Nga Bashkia e Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë realizimit të dezinsektimit.