Sot 37 viktima dhe 365 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.820 testime për coronavirus, ndërsa 365 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-166, Kumanovë - 27, Manastir - 19, Strumicë - 17, Prilep dhe Veles - 15 secili qytet, Kavadari - 12, Tetovë - 11, Kërçovë - 10, Ohër, Shën Nikollë dhe Vinicë - nga 9, Shtip - 8, Resnjë - 6, Gostivar - 5, Strugë - 4, Koçani, Berova dhe Makedonska Kamenica - 3 secili qytet, Kriva Pallanka, Radovish dhe Dibër - 2 secili, Negotinë, Delçevë, Probishtip, Bogdanci, Krushevë, Demir Hisar, Kratovo dhe Pehçevë - nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 37 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 594 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 152.367, prej të cilëve 132.765 janë shëruar, ndërsa 4.855 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (30 prill) është 14.747./Telegrafi/


