Sondazhet shtetërore favorizojnë Putinin
Qendra Ruse për Studimin e Opinionit Publik ka gjetur se 19 për qind e respondentëve besojnë se asnjë kandidat nuk do të fitojë në raundin e parë, çfarë do të shtrojë nevojën për një raund të dytë zgjedhjesh.
Në muajin janar, sondazhi i kryer nga agjencia e pavarur Levada ka gjetur se 36 për qind e të anketuarve mendojnë të votojnë Putinin, 17 për qind janë të pavendosur dhe të tjerët janë të ndarë mes kandidatëve të tjerë ose mospjesëmarrjes në votime.
Para ardhjes në pushtet të Dimitry Medvedev, Putin ka shërbyer dy mandate si president i Rusisë, e cila dy maujt e fundit ka kaluar nëpër protesta masvie, pasi janë konstatuar një varg parregullsish në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në muajin dhjetor. Për manipulim në zgjedhje është akuzuar partia e Putinit, Rusia e Bashkuar. /Telegrafi/


