Please enter at least 3 characters.

Solskjaerin nuk e befason interesimi i Arsenalit për Eric Baillyn

2019/01/Eric-Baillyt.jpg
293:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 30: Eric Bailly of Manchester United (3) is shown a red card and is sent off during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on December 30, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se skuadra e Arsenalit është e interesuar për shërbimet e Eric Baillyt.

Ky i fundit u raportuar se mund të largohet nga Manchester Unitedit në formë huazimi deri në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, United shpejt hodhi poshtë ofertën e Gunners pasi që Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të Ligës Premier.

Jose Mouirinho dhe Eric Bailly (Getty Images)

"Nuk jam i befasuar nëse ata e duan. Por kjo është vetëm një nga ato gjëra që ka gjithmonë spekulime, nuk është një surprizë e madhe që interesohen për Baillyn", pohoi trajneri norvegjez.

Kujtojmë se 24-vjeçari iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2016 kur Jose Mourinho ishte në krye të shtabit teknik të klubit anglez.

Mbrojtësi ka kontratë të vlefshme edhe për 18 muaj, megjithatë, Solskjaer është i kënaqur me angazhimin e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Ndryshe, Bailly ka startuar në formacionin bazë vetëm një ndeshje nën urdhrat e 45-vjeçarit, i cili morri drejtimin e klubit pas shkarkimit të Jose Mourinhos. /Telegrafi/