Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Synimi i Unitedit është të arrijë nivelin e Barcës

2019/04/OleGunnarMessi-e1555452266225.jpg
307:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United embraces Lionel Messi of Barcelona after the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se skuadra e tij e nisi mirë takimin kundër Barcelonës, mirëpo Lionel Messi e bëri dallimin.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe u eliminuan nga gara evropiane me rezultat të përgjithshëm prej 4-0 (pas humbjes prej 1-0 në Old Trafford).

Ole Gunnar Solskjaer dhe Lionel Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Strategu norvegjez e ka pranuar se Barca është skuadër shumë më e fortë duke thënë se Unitedi synon ta arrijë atë nivel në të ardhmen, por duhet të bëjë shumë punë në këtë drejtim.

"Duam të luajmë në ndeshje të këtilla në sezonin e ardhshëm dhe kemi ndeshje shumë të rëndësishme, ndaj Evertonit, Manchester Cityt dhe Chelseat", është shprehur Solskjaer pas ndeshjes.

Manchester Unitedi ka edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit (Everton, Manchester City, Chelsea, Huddersfield Town dhe Cardiff City) në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/