Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Fitorja me rikthim ndaj Southamptonit, si në kohët e vjetra

2019/03/Ole-Gunnar-Solskjaeri.jpg
294:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United acknowledges the fans during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer e krahasoi fitoren dramatike 3-2 të Manchester Unitedit ndaj Southamptonut të shtunën me "kohët e vjetra" të fitoreve të Djajve të Kuq.

Unitedi ishte në disavantazh në Old Trafford pas një goli të shënuar nga Yan Valery në pjesën e parë.

Ata arritën të kthejnë rezultatin në 2-1 me golat e Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku, ndërsa u barazuan nga goditje e dënimit me golin e James Ward-Prowse.

Megjithatë, Lukaku shënoi një tjetër gol në minutën e 88-të për të siguruar tre pikët që i ngrenë ata në vendin e katërt në Ligën Premier, para Arsenalit.

Festa e lojtarëve të Unitedit pas golit të fitores (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dhe Solskjaer, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999, ndjen se kishte një element të nostalgjisë për triumfin e Unitedin ndaj Southamptonit.

"Mënyra e kësaj fitore është si në kohët e vjetra. Unë kam qenë pjesë e saj shumë herë".

"Jam shumë i kënaqur me djemtë - ata arritën të marrin tre pikët nga kjo ndeshje", ka thënë Solskjaer.

Ndryshe, Unitedi në drejtimin e trajnerit norvegjez po tregon krejtësisht tjetër fytyrë pasi ka shënuar 12 fitore nga 14 ndeshje. /Telegrafi/