Please enter at least 3 characters.

Solskjaer e fillon me fitore aventurën si trajner i Unitedit, fiton në udhëtim te Cardiffi

2018/12/Solskjaer.jpg
378:"CARDIFF, WALES - DECEMBER 22: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United and his coaching staff celebrate as Marcus Rashford of Manchester United scores their team's first goal during the Premier League match between Cardiff City and Manchester United at Cardiff City Stadium on December 22, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer e ka filluar me fitore drejtimin e Manchester Unitedit. Djajtë e kuq fituan ndaj Cardiff Cityt me rezultat 1-5 në Ligën Premier.

Man Utd bëri një lojë shumë të bukur nën urdhrat e trajnerit norvegjez, gjë që i bën tifozët e klubit nga Mançesteri të shpresojnë për një vazhdimësi të tillë.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Marcus Rashford (3'), anglezi shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë.

Festa e Ander Herreras te goli ndaj Cardiff Cityt (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Gol të bukur shënoi edhe Ander Herrera, i cili pasi mori një pasim nga Paul Poba lëshoi një goditje të mirë nga distanca e cila pas një devijimi të vogël tundi rrjetën kundërshtare.

Për vendasit nga pika e bardhë shënoi Victor Camarasa në minutën e 38-të. Në minutën e 41-të ishte Anthony Martial ai që shënoi për të treguar që skuadra e tij ka udhëtuar vetëm për fitore dhe me rezultatin 1-3 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë shënoi Jesse Lingard (57') nga pika e bardhë, ndërsa në vazhdim mysafirët rrezikuan me anët të Rashford dhe Paul Pogbas. Në minutën e 90-të shënoi edhe një herë Lingard.

Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Cardiffi vazhdon në vendin e 17-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Solskjaerit është kundër Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi luan ndaj Crystal Palaces. /Telegrafi/