Please enter at least 3 characters.

Sokoli kërkon maksimumin kundër Hajvalisë

2016/01/sokoli-k-euml-rkon-maksimumin-kund-euml-r-hajvalis-euml_hd.jpg

Prishtina dhe Hajvalia do të ndeshen sot pasdite në kryndeshjen e xhiros së 11-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

I pari i bankinës së prishtinasve, ka thënë se skuadra e tij është e hendikepuar pa Mentor Zhdrellën e Visar Zogiani, por ai beson se të përzgjedhurit e tij do të japin maksimumin në duel me liderin e tabelës.

Sokoli mendon se skuadra e tij është e vetëdijshme se është afër të kap kreun e tabelës, andaj Sokoli beson se ekipi i tij do të marrë maksimumin e pikëve.

“Jemi të hendikepuar me mungesën e Mentor Zhdrellës, Visar Zogiani e në pikëpyetje Azem Ahmeti, por besoj që djelmoshat do të tregojnë disiplinë në fazën e lojës ku jemi përcaktuar ta sulmojmë kundërshtarin. Dhe shpresojmë një prezantim të mirë dhe si në çdo ndeshje tjetër e kërkojmë maksimumin dhe pastaj loja do të vije nëpërmjet rezultatit”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtar të “bardhekaltërve”.

“Futbollistët janë të vetëdijshëm që janë shumë afër ta kapin kreun, por duhet pranuar që kemi shumë lëndime, sikurse edhe Ahmet Haliti që e mundon paksa dhimbët e qafës dhe këto lëndime na kanë shkaktuar kokëçarje. Unë jam optimist çdo ndeshje që do të arrijmë maksimumin, por duhet angazhim akoma më i madh edhe një disiplinë më e madhe. Krejt në fund, në ndeshjen me Dritën u jam mirënjohës të gjithë futbollistëve që kanë luajtur, nuk bëjë dallime në këso raste”, tha Sokoli. /Telegrafi/