Sokoli: Gabimi na kushtoi shtrenjtë
Pavarësisht se Ferizaj humbi përballjen me Prishtinën, megjithatë, trajneri i ferizajasve Bylbyl Sokoli mendon se të përzgjedhurit e tij shfaqen lojë të mirë.
Sipas Sokoli, skuadra e tij u mund nga ekipi “bardh e kaltër” për shkak të një gabimi trashanik të një mbrojtësi të skuadrës së tij.
“E humbëm ndeshjen nga një gabim trashanik i një mbrojtësit tonë. Ai bëri një gabim që ndodh në futboll. Nga ky gabim ne kemi vazhduar të luajmë nën presionin e atij gabimi, sepse futbollistët dolën nga koncepti i lojës duke i dhënë hapësirë që të luajë më mirë Prishtina”.
“Megjithatë, mendoj se skuadra jonë pavarësisht gabimit që bëmë, ka bërë një lojë shumë të mire”, ka thënë Sokoli.
Ai thotë se ende duhet punuar në mënyrë që të evitohen gabimet të tilla në ndeshjet e ardhshme. Sipas Sokoli, një gabim i tillë ndodh tek skuadra që nuk kanë eksperiencë në elitën e futbollit tonë.
“Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që t’i eliminojmë gabimet për ndeshjet e ardhshme. Një gabim i tillë zakonisht vjen nga ekipet që nuk kanë përvojë në Superligë, sepse Ferizaj sot këtë gabim e ka paguar shumë shtrenjtë, por do të them se jam i kënaqur me lojën, ndërsa Prishtinës ia uroi fitoren”, tha ai.
Ferizaj në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me Hysin. /Kosovapress/Telegrafi/


