Please enter at least 3 characters.

Snajperisti gjerman: Në Kosovë shkova që të vdisja! (Video)

2016/01/snajperisti-gjerman-n-euml-kosov-euml-shkova-q-euml-t-euml-vdisja-video_hd.jpg

LEXO PO ASHTU:Rrëfimi i snajperistit gjerman: Luftoi për Kosovën, u plagos tri herë si ushtar i UÇK-së
LEXO PO ASHTU:
Snajperisti gjerman në listën e invalidëve të UÇK-së (Foto/dokument)

“Duke e parë luftën në Bosnje e Kroaci, e më pas edhe në Kosovë, bota qëndroi shumë indiferente dhe unë nuk mund të rrija duarkryq. Disi duhej parandaluar një Srebrenicë e dytë. S`mund të qëndroja indiferent ndaj masakrave të njerëzve të pafajshëm”, ka thënë ai më parë për Klan Kosova.

Në intervistën e shkurtë që e dha për Kosovalbaner, i pyetur nëse ka menduar për vdekjen teksa luftonte në Kosovë, ai thotë: “Unë kam shkuar të vdes”!

Sopath nuk pendohet për vendimin e tij që t’i bashkohet UÇK-së.

“Kosova është shtëpia ime”, thotë ai, duke porositur shqiptarët e Kosovës që të nderojnë gjithmonë Sali Çekajn dhe Agim Ramadanin, si dhe Brigadën 138, ushtarët e së cilës ishin të gatshëm të vdesin për lirinë e Kosovës.