Please enter at least 3 characters.

'Smoothie' pemësh me psilium për mëngjes

2017/11/132264705.jpg

Një lëng i shëndetshëm, i thjeshtë në përgatitje që do ta shijoni pa masëPërbërësit:▪ 1 banane, ▪ 10 dredhëza (mund të jenë edhe të ngrira), ▪ ½ dardhe, ▪ 1 lugë kokërrza psilium, ▪ 100 ml lëng të shtrydhur portokalli.Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të marrin dendësinë e njëjtë.

Kënaquni me këtë pije freskuese.

Vërejtje:Nëse pirja nuk pihet menjëherë, para konsumimit përzieni apo tundeni, sepse kokërrzat e psiliumit do të ngrihen lart dhe do të krijohet mbulesë xhelatinoze.

Vlerat nutritive:Sasia energjetike: 210 kcal
Yndyrë: 0,8 g
Hidrate të karbonit: 40 g
Proteina: 3 g

Psiliumi

(Plantago psyllium) është një nga burimet më të pasura të fibrave të bimëve të tretshme.

Farat e kësaj bime përmbajnë lipide, aminoacide të pangopura, fibra dhe shumë mukozë.

Në zorrët e njeriut vepron si fshesë duke hedhur jashtë të gjitha helmet.

Psiliumi jep ndjenjën e ngopjes, ndihmon në uljen e kolesterolit të rritur, poashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Smothie me psilium, preferohet të merret para ushqimit.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.