Please enter at least 3 characters.

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës

2016/06/13000369_1093720480650507_2570497853255356297_n.jpg

Është hedhur shorti për rrethin e parë në Ligën e Evropës.
Skuadrat shqiptare, Partizani nga Tirana, Teuta e Durrësit, Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë, Kukësi do të ketë përballë ekipin nga Mali i Zi, Rudar Plevljas.

Partizani do të ketë shumë të vështirë përballjen me Slovan Bratislavën, skuadër që vite më parë e eliminoi edhe Romën nga Liga e Evropës.

Teuta e Durrësit që pati një stinor të mrekullueshëm në Shqipëri do të ndeshet me skuadrën nga Kazakistani, Kairat Almatin.

Ndërkohë ekipi shqiptar që bënë gara në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë rivalin polak, KS Cracovia.

Ndeshjet e para do të luhen më 30 qershor, ndërsa ato të kthimit me shtatë korrik. /Telegrafi/