Please enter at least 3 characters.

Skriniar e Romagnoli pëlqehen nga Unitedi

2018/07/Milan-Skriniar-e1531900529568.jpg
114:"during the serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on May 20, 2018 in Rome, Italy.
11:"Paolo Bruno

Një nga objektivat e Manchester Unitedit për sezonin e ri është përforcimi në fazën mbrojtëse.

Në sezonin e fundit skuadra e Jose Mourinhos e transferoi Victor Lindelof, por që ky i fundit nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Sipas mediave në Angli, klubi anglez ka kthyer sytë nga kampionati italian.

(Foto: Getty Images)

Objektivi kryesor është mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, por edhe Alessio Romagnoli i Milanit.

Në radarin e Djajve të Kuq është edhe Toby Alderweireld, por deri më tani Tottenhami ka refuzuar çdo mundësi për largimin e belgut.

Një tjetër opsion është edhe Caglar Soyuncu i SC Freiburg.

Man Utd në sezonin e fundit përfundoi në pozitën e dytë, me 19 pikë pas kampionit Manchester City. /Telegrafi/