Please enter at least 3 characters.

Skena të reja humori në episodin e ri të "O Sa Mirë", mysafir Kadri Veseli

2018/02/osamire-fk.jpg

Për shikuesit e serialit televiziv, "O Sa Mirë", është publikuar episodi i 129-të me radhë.

Vazhdojnë pakënaqësitë e protagonistëve kryesorë në lidhje me kolegjin dhe drejtoreshën e re.

Ata zhvillojnë në debat të gjatë në lidhje me gjërat që i preokupojnë.

Rrahmoni, Sasa, Hetemi, Xhbanja e Citi, vazhdojnë ta bëjnë veten në skenat e reja, njësoj sikur edhe personazhet tjera të serialit.

Zënka ndërmjet Sasës e Xhesikës është e pranishme edhe në këtë episod.

Mysafir në këtë episod është kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Episodin e ri të serialit mund ta shikoni në kanalin zyrtar të "O Sa Mirë" në YouTube që jua sjellim edhe në videon e mëposhtme. /Telegrafi/