Please enter at least 3 characters.

Skena të reja humori në episodin e gjashtë të serialit “Schengen Visa”

2018/06/visa.jpg

Për shikuesit e serialit “Schengen Visa” është publikuar episodi i gjashtë me radhë.

Në këtë serial, përmes skenave komike, të realizuara nga produksioni profesional, tregohet pritja e gjatë nëpër ambasada.

Me anë të aktorëve, të cilët vijnë në skena të ndryshme që nxisin të qeshura, shfaqet realiteti kosovar i pritjes dhe shpresave për të marrë një vizë.

Kujtojmë se, fillimisht, seriali pati sukses të madh si pilot projekt, ndërsa tani edhe si serial me episodet e para ka tërhequr shikueshmëri të jashtëzakonshme.

“Schengen Visa” transmetohet çdo të martë nga ora 20:10.

Ndërsa në kanalin zyrtar të serialit në YouTube, tashmë është publikuar episodi i gjashtë me radhë.

Ju ftojmë ta shikoni episodin e ri në videon e mëposhtme.