Please enter at least 3 characters.

S’ka seancë për vdekjen e Astrit Deharit

2016/11/15320482_10154859158480513_805832768_n.jpg

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që të caktojnë një seancë për rastin e Astrit Deharit.

Pavarësisht kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sot të diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër kësaj kërkese.

Kjo kërkesë e VV-së ka marrë mbështetjen vetëm nga grupet parlamentare të AAK-së dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq PDK dhe LDK kanë kundërshtuar./Telegrafi/