S’ka Ligë të Kampionëve për Hoffenheimin e tre yjeve të Kosovës, mposhten nga Borussia Monchengladbach
Hoffenheim ka dështuar në xhiron finale të Bundesligas, duke pësuar humbje në udhëtim te Borussia Monchengladbach.
Skuadra me tre yjet e Kosovës pësoi humbje me rezultat të thellë 4-0, ndërsa edhe ishin me një lojtar më pak që nga fillimi i pjesës së dytë, pasi Tim Limperle u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Hugo Belin, Haris Tabakovic, Diks dhe Robin Hack shënuan golat për vendasit në këtë sfidë, për ta ndihmuar Monchengladbach të arkëtonte pikët e plota.
Hoffenheim kësisoj e mbyll këtë edicion si pozitë e pestë me 61 pikë, tre më pak se Stuttgart ndërsa sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Evropës.
Ndërkohë, në anën tjetër – Fisnik Asllani e mbyll sezonin në Bundesliga me 10 gola e shtatë asistime kurse pritet që të bëhet me një skuadër të re, për dallim nga dyshja Albian Hajdari e Leon Avdullahu që së fundmi rinovuan kontratat./Telegrafi/


