Please enter at least 3 characters.

Situata në veri, 500 ushtarët turq të KFOR-it do të largohen nga Kosova: “Misioni u përmbush me sukses”

2023/09/kfori-turk.jpg
363:"PRISTINA, KOSOVO - JUNE 7: Turkish troops, arriving upon the request of the NATO Joint Force Command, are saluted at Pristina International Airport Adem Jashari in Pristina, Kosovo on June 7, 2023. Turkish commando battalion is commissioned as the reserve force due to the events happened in Kosovo. (Photo by Arif Hudaverdi Yaman/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Forcat ushtarake turke që janë vendosur së fundmi në Kosovë, do të kthehen në Turqi të mërkurën, njoftoi ministria turke e Mbrojtjes.

“Turqia vazhdon të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor të këtij viti në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit në veri.

"Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e paqes në Kosovë mes 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj", tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, njofton Anadolu Agency.

Tensionet e përfshinë veriun e Kosovës ndërsa serbët protestuan kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave veriore.

"Turqia do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe kontributeve, ashtu siç ka bërë gjithmonë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë./Telegrafi/