Please enter at least 3 characters.

Simeone flet për takimin me Barcën

2016/03/simeone.jpg

Barcelona dhe Atletico Madrid do të takohen në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës madridlene, Diego Simeone ka pohuar se nuk frikësohet nga klubi katalonas, ndërsa aktualisht po mendon për takimin e ardhshëm në La Liga.

“Është më mirë për ne që do të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë”, deklaroi Simeone për mediat spanjolle.

“Është një rival i rëndësishëm, tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme në La Ligë, kurse në short jemi vendosur përball një rivali të madh, më i miri në botë pa dyshim”, shtoi ai.

“Është më mirë për ne që të luajmë kundër më të mirit, mua më josh shumë”, theksoi Simeone.
Atletico Madrid e kishte eliminuar Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin 2013/14.