Please enter at least 3 characters.

Simeone: Diego Costa, një lojtar i madh

2016/01/simeone-diego-costa-nj-euml-lojtar-i-madh_hd.jpg

Braziliani, i cili ka vendosur ta përfaqësojë Spanjën, shënoi golin e 13-të sezonal në La Liga dhe i ndihmoi skuadrës (së bashku me David Villan që shënoi golin tjetër) që të mbetet në hap me Barcelonën për kreun e tabelës (me një pikë prapa).

“Diego është i madh në çdo aspekt. Përveç golit që shënoi sot (e diel), ai po zhvillohet si lojtar – është më shumë futbollist ekipor dhe na ndihmon që ta rifitojmë topin”.

“Mbi të gjitha, e bën skuadrën që të luajë më mirë. Shpresojmë të vazhdojë të zhvillohet, sepse ka edhe shumë vite përpara për t’u bërë akoma më i mirë (është 25-vjeçar)”, u ka thënë Simeone gazetarëve pas ndeshjes. /Telegrafi/