Siljanovska-Davkova: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci, raporton "Anadolu Agency".
Siljanovska-Davkova, para Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, theksoi rëndësinë e paqes në Evropë.
“Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci”, tha presidentja Davkova.
Samiti dyditor në Ankara, i organizuar nga Turqia, filloi dje me pjesëmarrjen e liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidenten maqedonase.
Pritet që ky Samit të dërgojë një mesazh uniteti dhe solidariteti mes aleatëve, pavarësisht tensioneve të fundit në marrëdhëniet transatlantike.
Temë kryesore e takimit është ndërtimi i vizionit “NATO 3.0”, sipas të cilit pritet që Evropa të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen konvencionale, ndërsa SHBA-ja të rishikojë praninë e saj ushtarake në kontinent.


