Please enter at least 3 characters.

Siarto i kërkon komisionarit Hahn të kujdeset për zgjerimin e BE-së, e jo për Gruevskin

2016/12/Peter-Siarto.png

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Siarto ka reaguar ndaj deklariemve të komisionarit për zgjerim, Johannes Hahn, në lidhje me dorëzimin e mundshëm të Gruevskit në Maqedoni.

Ai u pyet nga gazetarët për këtë çështje, ndërkaq u përgjigj pa e përmendur Maqedoninë, apo ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili po strehohet në Hungari, duke i ikur kështu drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, që Hahn të kujdeset për zgjerimin.

"Komisionari për zhjerim duhet të kujdeset për zgjerimin, e jo për proceset ligjore në vendet anëtare", u shpreh Siarto./Telegrafi/