Please enter at least 3 characters.

Si ta shndërroni telefonin tuaj në printer 3D, për vetëm 99 dollarë? (VIDEO)

2016/03/OLO_3D_Printer.jpg

Printerët 3D janë cilësuar si një arritje e madhe e teknologjisë, e cila ende nuk e ka marrë hovin në masë.

Përkundër rritjes në popullaritet, përdorimi i kësaj teknologjie të shtypit ende nuk është masiv, kryesisht për shkak të çmimit të lartë.

Por një start-up nga San Francisko po synon ta ndryshojë këtë gjë, sepse planet e saj janë që të mundësojnë printim në 3D nga telefoni i juaj i mençur mobil dhe atë për vetëm 100 dollarë.

OLO 3D i lejon përdoruesit të krijojnë printime tre-dimensionale duke përdorur dritën nga ekrani i telefonit të tyre.

Ju mund të zgjidhni opsionin tuaj të dizajnit nga një platformë ekzistuese e dizajnit në 3D që është në përputhje me aplikacionin mobil të Olo.

Printer përdor një rrëshirë fotopolimerike që forcohet nën dritën e bardhë të ekranit. Drita e emetuar nga imazhi  i ekranit reagon me rrëshirën dhe e vendoset ngurtë.

Printeri pastaj ngritë atë dhe një shtresë e re e rrëshirës do të që të “rrëshqasë” që të reagojë me dritën.

OLO gjithashtu kanë plane për të lidhur të gjithë përvojën e printimit 3D me mediat sociale, duke i lejuar përdoruesit për të ndarë planet e tyre të para dhe imazhet e produkteve të tyre finale me të tjerët.