Please enter at least 3 characters.

Si rrallë herë më parë, Liqenati i Rugovës i mbushur me borë në muajin qershor

2021/06/199898004_4102561489786939_4034597766843348426_n.jpg

Anëtarët e Kosova Hiking Trips gjatë datës 5 qershor kanë realizuar një ecje në Liqenatin e Rugovës.

Sipas postimit të bërë nga Kosova Hiking Trips, liqeni më i madh i Rugovës nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje, ku në muajin qershor të ketë borë.

"Kurrë se kemi pa liqenin e madh në ketë gjendje me shumë borë në muajin prill, maj, e lërë më në qershor. Akulli mbi liqenin e madh ishte ende i fortë, ndërsa në liqenin e vogël ishte shkrirë komplet”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Liqenati i Rugovës është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga shumë qytetarë, po ashtu alpinistët e shfrytëzojnë edhe për ngjitje në majet e maleve. /Telegrafi/Më poshtë fotografitë e publikuara nga Kosova Hiking Trips: