Please enter at least 3 characters.

Si BNE para disa viteve, “krabeni” eliminon FaZe nga Kampionati i Azisë

Aulon “krabeni” Fazlija ka drejtuar ekipin e tij FUT Esport drejt play-offit të Kampionatit të Azisë 2025, duke mposhtur një nga ekipet më favorite, FaZe.

Njësoi siç bënte Bad News Eagles vite më parë, shqiptari që është ‘kapiteni’ i skuadrës, arriti fitore të madhe me rezultat 2:1 në tre mape.

Fillimisht, në “De_Ancient”, organizata turke fitoi me rezultat 13:11, ku vlerësimin më të lartë e kishte lituanezi Dziugas “gziugss” Steponavicius me 17 eliminime.

Në mapin e dytë, “FaZe” arriti të këndellet për të fituar gjithashtu me rezultat 13:11, pas një paraqitje mahnitëse të sllovakut David “frozen” Cernansky me 23 eliminime.

Megjithatë, në mapin vendimtar “De_Dust2”, FUT bëri të papriturën me një fitore 10:13, që e dërgon FaZe direkt e në shtëpi.




Kësisoj, FUT avancon në çerekfinale – ku tani përballjet e tyre do të zhvillohen para tifozëve kinezë. Kujtojmë, FaZe ishte skuadra më e fortë në letër për këtë turne./Telegrafi/