Please enter at least 3 characters.

Shyhrete Behluli merr vaksinën kundër coronavirusit

2021/07/Screenshot_4-13-e1626094150585.png

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Sot e mora edhe unë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, ka thënë ajo.

Shyhrete Behluli (Foto: Instagram)

Artistja duket në humor të mirë, gjersa shfaqet me një fustan të bardhë e po ashtu edhe me masa mbrojtëse.

Behluli nuk është ndër yjet e vetme që ka marrë vaksinën antiCOVID, pasi deri më tani janë vaksinuar një sërë artistësh.

Shyhrete Behluli (Foto: Instagram)

Robert Berisha, Era Istrefi, Loredana Zefi, Mozzik, Yllka Kuqi, MC Beka - janë ndër të famshmit e tjerë që janë vaksinuar.

Theksojmë që muajve të fundit ka rënë dukshëm numri i të infektuarve me coronavirus. /Telegrafi/

Shyhrete Behluli (Foto: Instagram)