Shumë ngjyrat dhe shkëlqyesit për buzë përmbajnë metale helmuese
04/05/2013
Përdorimi i disa preparateve kozmetike mund ta rrisë shumë nivelin e kromit, substancës kimike, e cila e shkakton kancerin e lukthit dhe të mushkërive.
Studiuesit ua kanë tërhequr vërejtjen femrave dhe vajzave, të cilat i përdorin shpesh këto produkte se në atë mënyrë mund të konsumojnë sasi më të mëdha të aluminit dhe manganit.
Janë testuar 32 produkte nga SHBA-ja, e të cilat janë të popullarizuara në mesin e tinejxherëve. Emrat e produkteve nuk janë publikuar, por janë përshkruar si të shpeshta dhe në dispozicion në barnatore dhe dyqane. /Telegrafi/


